Rama kërkon votë popullore: Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin apo Benin?

Jun 4, 2017 | 16:11
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur sot në komunikimin javor në “Facebook”. Ai ka kërkuar që PS të bëjë 71 deputetë, në mënyrë që të qeverisë pa koalicion pas 25 qershorit.

Rama-KomunikimiSipas tij, qenia në koalicion e ka penguar PS-në që të realizojë reforma dhe të ndërtojë një administratë publike profesioniste.

Ai madje kërkoi votën për të pasi sipas tij, Basha, Idrizi, Vasili dhe Blushi nuk mund të bëhen dot kryeministra.

“Kë do bëni kryeministër? Lulin, Petritin, Shpëtimin apo Benin? Asnjë nga ata nuk bëhen dot. Duan vota për të ushqyer partitë”, tha Rama.

“Edhe 20 ditë për të vendosur në votë se kë do të merrni në punë për të qeverisur. Edhe pak ditë nga vetingu dhe rruga drejt BE-së.

A do t’i hyjmë në fund reformës së administratës se shtetit? Apo do vazhdojmë kapjen shtetit nga partitë.
Këtë e keni në dorë ju që qaheni me të drejtë për administratën. Vetëm ju mund ta shpëtoni

Kemi bërë përpjekje serioze për të bërë shtet. Edhe 20 ditë kemi. Administrata është kthyer në një tepsi që ndahet në disa pjesë nga parti koalicionesh. Duhet të luftojmë me votë, për t’i dhënë fund shtetit-tepsi.

Unë jam gati ta udhëheqë këtë betejë nëse ju do e përdorni votën e 25 qershorit për shtetin. Mos na lini në duart e partive të tjera.

Dhe mos dëgjoni për komplot kundër LSI dhe plane për qeverisjen me PD-në. Pjesën e parë bëmë shumë dhe pjesën e dytë bëmë më shumë. Nuk duam më që në administratën e ardhshme të ndajmë sërish”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura