VIDEO/ Rama kapet mat duke parë NBA, ikin dritat në stadium

Jan 5, 2016 | 17:23
SHPËRNDAJE

“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”.

208599

Ky ishte reagimi zyrtar i Qeverisë mbi vizitën e Ramës në Majami, e cila do të zgjasë tri ditë. Por, ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një foto ku kryeministri po ndjek një ndeshje basketbolli në NBA.

Rama shihe në rreshtin e parë të arenës sportive me bashkëshorten e tij, Linda Basha. Fotot është realizuar gjatë ndeshjes së NBA mes Miami Heat – Indiana Pacers. Ndeshja nisi 35 minuta me vonese për shkak të një problem me energjinë elektrike në arenë.

gettyimages-503405526_master

Takimi u luajt në orën 01:30 (me orën tonë lokale). Koha e rregullt përfundoi në barazim 95-95 që është një gjë jo shumë e zakonshme në basketboll, ndërsa në fund fitoi Maiemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura