VIDEO/ Rama ironizon debatin për Shukriun: E kuptoj që është seksi…

May 24, 2016 | 14:45
SHPËRNDAJE

Për herë të parë, kryeministri Rama ka reaguar për video-skandalin me ish-kreun e Bashkisë së Peshkopisë, i cili akuzohet për kërkim të favoreve seksuale në këmbim të një vendi pune.


Rama ironizon debatin per Shikriun by gazeta-panorama

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga publikimi i videos, kreu i Qeverisë ka zgjidhur të bëjë një batutë për këtë ngjarje gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësit në vend.

“Unë e di se është seksi të bësh një debat për skandalet që ndodhin me disa persona që duan të bëjnë punësime të tilla, e kam fjalën për 2, 5 apo 10 raste.

Por me rëndësi është që të krijojmë një brez me persona të kualifikuar në profesionet që kërkon tregu”, tha kryeministri Rama.

Ish-kreu i Bashkisë së Peshkopisë, u arrestua pak ditë pas videos së bërë publike nga 20-vjeçarja me iniciale A. A., e cila e kishte filmuar atë duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Xhelili u arrestua dhe do te gjykohet për shpërdorim detyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura