VIDEO/ “Rama ik dhe ikën vetë”/ Kryeministri përballet me një qytetar në Laç, ndalon për një moment dhe…

Mar 15, 2021 | 14:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç, ku pa nga afër punimet për rindërtimin.

Sipas kryeministrit janë 11 kantiere të Rilindjes pas tragjedisë së tërmetit, që po e bëjnë Laçin më të bukur, më të fortë dhe shumë më të jetueshmëm se ç’ishte para tërmetit.

Por gjatë vizitës, kreu i qeverisë u përball edhe me një të ri, i cili mesa duket i ka thënë kryeministrit “Rama ik”.

Edhe pse në pamjet e publikuara nga vetë Rama në Facebook, nuk dëgjohet zëri i personit, kryeministri është ndalur për një moment duke e vështruar. Ndërsa i riu largohet me vrap.

Personat që e shoqëronin kryeministrin dëgjohen të thonë: “Hajde mo hajde, është për të prishur syrin ai”

Ndërsa vetë Rama mes batutave thotë: “Zot i madh, Rama ik dhe ikën vetë”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura