VIDEO/ Rama “hap letrat”: Ja kur do ta pranoj Metën kryeministër

Apr 6, 2017 | 21:36
SHPËRNDAJE

Lidhur me ambicien e Metës për t’u bërë Kryeministër, Rama tha se vetë kreu i  Kuvendit nuk ia ka shprehur këtë gjë.

“Mua Meta nuk ma ka shprehur kurrë një ambicie të tillë. Këtë ambicie e thoni ju. Sa për ministrat e LSI-së që luftojnë për Metën kryeministër kjo është gjëja më normale në botë. Pse për kë do të luftojnë tjetër”, tha Rama.

Më tej ai tha se Meta do të bëhet kryeministër në rast se LSI del forcë e parë. Pra fiton zgjedhjet. “Ka një rregull demokracia. Partia që fiton zgjedhjet zgjedh kryeministrin”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura