VIDEO/ Rama flet për qeverinë e re: Do të ketë ndryshime të mëdha

Jul 7, 2017 | 10:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka folur ditën e sotme në “Top Story” në “Top-Channel” për qeverinë e re. Ai tha se do të ketë shumë ndryshime në qeverinë që do formohet në shtator.

Kryeministri konfirmoi se do të ketë shumë ndryshime. I pyetur per ministrat e shkarkuar, të PS-së, Rama tha se eshte heret te flitet per emra. Sa për ministrat teknikë, Rama shprehu bindjen se ata do të largohen para se t’i shkarkojë ai.

“Do kemi qeveri të re në shtator. Unë mendoj se emrat janë të parëndësishëm. Ende s’kam menduar për to. Unë besoj te sistemi më shumë sesa te emri. Jemi në një fazë tranzicioni. Duhet të rishikojmë buxhetin dhe duhet të shohim patjetër situatën e energjetikës”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura