VIDEO/ “Rama është vaksinuar me vaksinë kontrabandë”- Shpërthen Kujtim Gjuzi: Nëse ne do të bëjmë testin e drogës live…

Mar 1, 2021 | 10:46
SHPËRNDAJE

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit tha se kryeministri Edi Rama është vaksinuar me vaksina kontrabandë.

Sipas deputetit Gjuzi, ashtu sic u bë live vaksina, ashtu edhe duhet të bëhet testi i drogës.

Kujtim Gjuzi u shpreh se Shqipërisë i duhet një qeveri akademikësh dhe vetëm atëhere nuk do të ketë deputetë të inkriminuar.

“Mendoni se sot atje ku ka ka vajtur kryeministri do marrë OK, e paralajmëroi që nuk ka datë. Nuk ka datë sa të jetë Partia Konservatorë këtu në kuvend. Ju nuk do merrni datë derisa të keni qeveri akademikë me profesorë dhe doktorë të shkencave. Ata të vinë në parlament.

Unë duhet të iki i pari kur të vijnë ata këtu në parlament, por jo kur të jenë këtu vrasësit, kur të jenë këtu ata që kanë përgjegjësi dhe nuk kanë dhënë përgjegjësi përveç asaj  morale. Kjo vlen edhe për kryetarin e Kuvendit.

Ne duhet të dalim të gjithë dhe të themi ‘unë jam i pastër, unë jam përpara drejtësisë, unë nuk jam i droguar, unë jam ministri dhe unë duhet të jem ministri’. Nëse ne do të bëjmë testin e drogës live, sic bëri vaksinën e kontrabandës, kryeministri është vaksinuar me vaksinë kontrabandë”, tha Gjuzi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura