VIDEO/ Radari “spiun” i policisë? Uniformat blu prezantojnë risin: Shkeljet e rregullave, i shohim dhe me….

Aug 20, 2018 | 11:32
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka prezantuar sot me anë të një video një risi në zbulimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Në video tregohet se  tashmë parakalimet e gabuara do të evidentohen me dron, kur ndodhin në kthesa të padukshme.

Postimi i plotë

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.

Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON?‍♂

Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Edhe shkeljet e tjera:

  1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
  2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura