Qytetarja emocionohet nga Rama, i ngecin fjalët e mira për Policinë

Feb 7, 2016 | 12:45
SHPËRNDAJE

Një qytetare, e cila sot mori tesërën e Partisë Socialiste është emocionuar së tepërmi kur takoi kreune  PS-së në Selinë rozë.

Qytetarja, e cila kishte ndërmend të lavdëronte punën e Policisë së Shtetit, nisi të ngatërrohej me fjalët.

Ajo po tregonte se si i kishin vjedhur çantën dhe Policia i ishte përgjigjur. Mirëpo, nuk arriti dot ta thoshte deri në fund historinë, pasi u ndërpre nga batutat e Ramës.

BATUTAT

Qytetarja: Unë para se të vija këtu pata një incident, ashtu me çantën. Telefonova Policinë dhe erdhi për 20 minuta…Policia…

Rama: Do të thuash që Policia të solli në Partinë Socialiste?!

Qytetarja: Jo, por…policia…

Rama-Tahiri: Dhe unë po thoja kush është njeriu i duhur të të japë teserën, por ti e the vetë. Këtu s’ta merr njeri çantën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura