VIDEO/ “Qeveria la në mëshirë të fatit shqiptarët për 7 vite”- Ervin Salianji: Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare

Jun 29, 2020 | 21:28
SHPËRNDAJE

Duke marrë shkasë nga një raport i Dhomës amerikane të Tregtisë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama është fatkeqësia e ekonomisë shqiptare.

ervin salianji

Sipas tij, këtë fakt nuk e fsheh dot as propaganda e stisur, ndërsa Shqipëria në çdo raport ndërkombëtar humbet pozicionet për zhvillimin.

Edi Rama eshte fatkeqesia e ekonomise shqiptare. Kete gje nuk e fsheh dot me as propaganda e stisur prej tij. Ne cdo raport nderkombetar Shqipëria vetem humbet pozicion per zhvillimin e ekonomise“, shkruan mes të tjerash Salianji.

Reagimi i plotë:

Per 7 vite me radhe, Edi Rama i zhvati shqiptarët me taksa te larta duke i vene leket e shqiptareve ne sherbim te oligarkeve te tij.

Pe 7 vite me radhe kjo qeveri la ne meshiren e fatit shqiptaret qe sot jane me te varfer se kurre. Xhepat e qytetareve zbrazen nderkohe qe klientet e Edi Rames pasurohen dhe marrin miliona dhe ne kohe pandemie.

Edi Rama eshte fatkeqesia e ekonomise shqiptare. Kete gje nuk e fsheh dot me as propaganda e stisur prej tij. Ne cdo raport nderkombetar Shqipëria vetem humbet pozicion per zhvillimin e ekonomise. Kete gje theksoi sot dhe Dhoma Amerikane e Tregtise:

“Është gjendja më e keqe në 8 vjet”- Kjo situate duhet te marre fund sa me pare. Ne kemi nje plan te qarte dhe te realizueshem qe do te riktheje normalitetin, ekonomi te zhvilluar, me shume frymemarrje per biznesin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura