VIDEO/ “Qeveria 250 mln euro shtesë për koncesionet”- Bardhi: Buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën, por Rama…

Mar 24, 2020 | 20:27
SHPËRNDAJE

Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, duke shtuar se fondet për koncesionet nuk preken pavarësisht krizës së paprecedentë.

gaz bardhi

Ai thotë se qeveria do të paguaj plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të.

Reagimi i plotë i Bardhit:

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendentë mendon të vjedhë shqiptarët.

Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura