VIDEO/ Qetësohet situata tek Ekonomiku, policia largohet nga fakulteti

Jan 11, 2019 | 11:07
SHPËRNDAJE

largohet polici

Qetësohet situata tek Fakulteti Ekonomik, pas përplasjes së Policisë me studentët, ku u përdor dhe dhuna.

Mësohet se Policia ka vendosur që të largohet nga ambientet e fakultetit, pas debateve të shumta që pati me studentët.

Në terren pas situatë së tensionuar kanë zbritur dhe drejtues të lartë të policisë. Pas kësaj situate studentët janë mbledhur tek holli i fakulteti, ku presin dekanin për një mbledhje të thirrur nga ata.

ekonomiku

VIDEO/ Tensionohet situata tek Ekonomiku, polici kap prej fyti studentin, dhunohet dhe një femër

Dhuna-studenti-kapet-prejfuti

Protesta e studentëve ka degjeneruar në dhunë, pasi një policie mësohet të ketë qëlluar një student.

“Panorama” mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur tek Fakulteti Ekonomik, aty ku janë mbledhur një grup studentësh që duan të ngujohen në godinë në shenjë revolte.

Por kjo gjë nuk është lejuar nga policia dhe gjatë debatit “një polic ka qëlluar një student, duke e plagosur lehtë” thonë dëshmitarë në vendngjarje.

Po ashtu forca të shumta polcie kanë qenë në ambientin e jashtëm të Fakultetit të Ekonomisë. Nga një video e publikuar në mediat sociale shihet se janë 8 patrulla police të parkuara në rrugën afër godinës së fukultetit.

Studentët deklarojnë se po dhunohen dhe po nxirren me forcë nga Policia. “Po na dhunojnë, po na nxjerrin me forcë nga fakulteti”, thanë studentët.

“Kush je ti që shtyn, kush je të që qëllon një femër more”, dëgjohet të thonë në video një vajzë studente.

studenti

Ç’ndodhi pas mesnate te Juridiku, studentët: Mos prekni me dorë, kush ju urdhëron? (VIDEO)

Situate e tensionuar pas mesnate ne ambientet e Fakulteit te Drejtesise, ku studentet ishin te ngujuar brenda salles.

1

Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë naten, duke levizur bankat qe kishin bllokuar hyrjen. Por kane reaguar menjehere studentet duke kerkuar ndihme.

“Mos i prekni bankat, mos prekni me dore studentet, mos guxoni te prekni vajzat”- degjohen britma te studenteve te ngujuar.

Studentet kane kerkuar solidarizim nga moshataret e tyre ne qendrese, deri ne plotesimin e kerkesave.

Nderkohe qe ish kryeminisrti Berisha ka publikuar te njejten nje video me pamjet e asaj qe ndodhi te Juridiku.

“Rama urdheron terroriste te narkopolicise te veshur me uniforma te policise private te nderhyne me force dhe dhune pas mesnate kunder studenteve te ngujuar te fakultetit juridik. Krim i shemtuar. sb”- shkruan ai.

Gjatë natës kanë qenë dhe deputetet Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Flamur Noka, Endri Hasa, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Gazment Bardhi të cilët kanë shkuar në mbështetje të studentëve.

Mësohet se ata qëndruan përgjatë gjithë natës ne ambientet e fakultetit ne mbështetje te studenteve”, bëjnë të ditura burime nga Partia Demokratike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura