VIDEO që nuk duhet humbur/ Grabitësi del huq te argjendaria, shitësja i rrëmben armën dhe ikën me vrap

Feb 17, 2020 | 15:20
SHPËRNDAJE

Kamerat e sigurisë zbulojnë një tjetër dimension të grabitjes së ndodhur në argjendarinë në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan me protagonist autorin e arrestuar tashmë, shtetasin Astrit Thaçin.

grabitja23

Sic duket edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama”, grabitësi me kapele në kokë hyn i qetë në argjendari dhe kërkon të provojë një unazë. E vë në gisht e sheh, dhe në momentin që kërkon diçka tjetër, nxjerr nga xhepi armën, një pistoletë dhe ai drejton shitëses.

Me shpejtesi i hidhet mbi pjesën e vitrinës dhe e shtyn shitësen, teksa e kanos me armë. Futet në anën e brendshme të banakut, në anën e njërit prej sirtarëve, e hap dhe nisë e fut sende në xhep.

Më pas hap sirtarin tjetër, por duke mos treguar shkathtësi e lë armën mbi banakun prej xhami.

Shitësja tregohet shumë e zonja, e rrëmben dhe ia mbath vrapit duke e lënë brenda hajdutin, i cili i sulet nga pas me vrap.

grabitja12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura