VIDEO/ “Puthe çunin”, porosia që i dha gruas shoferi i arrestuar për vdekjen e shtatzënës

Aug 24, 2018 | 12:46
SHPËRNDAJE

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë për Edmond Asllanin që dyshohet se shkaktoi aksidentin e rëndë në Fier ku humbi jetën një grua shtatzënë dhe u plagosën disa persona të tjerë, mes tyre edhe fëmijë.

Pasi dëgjoi prokuroren Ervisa Hyka, Gjykata vendosi “Arrest me burg” për Asllanin. Ndërkohë sapo ka lënë gjykatën Asllani ka përshëndetur të afërmit e tij që me sa duket e prisnin jashtë, mes tyre dhe gruaja. “Puthe çunin, mos ki merak”, i thotë bashkëshortes Asllani.

Ai u arrestua më 21 gusht, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tjetër tip “Benz”, me drejtues shtetasin L.T., 32 vjeç, banues në fshatin Sheq Musalalaj dhe me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetin A.T., vjeç 64, banues në fshatin Martin.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në mjetin tip “Audi”, shtetasja M.T., 27 vjeçe, banuese në fshatin Martin si edhe aktualisht ndodhen në spital shtetaset L.T., 7 vjeçe dhe K.T., 41 vjeçe, banuese në fshatin Qarr, pasagjerë në mjetin “Audi” dhe drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi L.T., 32 vjeç dhe i mituri Xh.T., 1 vjeç.

BW http://www.balkanweb.com/vdekja-e-gruas-shtatzene-ne-aksident-gjykata-vendos-arrest-me-burg-per-31-vjecarin/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura