VIDEO/ Punimet për Unazën e Madhe, nga sot ndalohet qarkullimi tek ish-Sheshi Shqiponja, ja si devijohet trafiku

Oct 24, 2020 | 14:07
SHPËRNDAJE

Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga sot do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish- sheshi Shqiponja, në funksion të punimeve për projektin e Unazës së Madhe.

Lajmi u bë i ditur nga ARRSH dhe Policia e Shtetit, në një konferencë të përbashkët, ku u prezantuan dhe devijimi i trafikut të mjeteve që duan të hyjnë apo dalin nga Tirana.

Duke nisur nga sot dhe për 4 muajt në vijim, kalimi në këtë aks do të jetë i mundur vetëm për ambulancat.

Policia ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve që të shmangin këtë aks sa më shumë të jetë e mundur, ndërsa për qytetarët që vijnë nga Jugu i vendit, sugjerohet aksi Tiranë-Elbasan, ndërsa ata që vijnë nga Kavaja të përdorin rrugën e Ndroqit.

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm ambulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”, tha përfaqësuesi i policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura