VIDEO/ Punime për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit, Rama nxjerr pamje nga Rruga e Arbrit

Jul 28, 2021 | 14:36
SHPËRNDAJE

Rruga e Arbrit pritet të përfundojë brenda vitit 2021, e ndërkohë që jemi në muajin korrik, kryeministri Edi Rama thotë se po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit.

Shefi i Qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale ku duken pamjet nga punimet që po kryhen dhe shkruan:

“Vijon pa u ndalur puna drejt përfundimit të RRUGËS SË ARBËRIT?‍♀️??
Po punohet për shtresat asfaltike dhe hapjen e Tunelit të Murrizit”.

Rruga e Arbrit është një projekt inxhinierik që ka 7 tunele gjithsej. Ky aks rrugor do te jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me Veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare.

tuneli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura