VIDEO/ Punëtorët e hotelit ndoqën me shishe në duar terroristin në Tunizi

Jun 29, 2015 | 23:23
SHPËRNDAJE

Pas masakrës e cila ndodhi të premten e kaluar në një nga plazhet private në Tunizi, punëtorët e hotelit “Imperial Mahrabe” kanë tentuar ta kapin terroristin Seiffedin Rezguinin.

Foto marre nga “The Sun”

Një video e publikuar nga mediat britanike tregon momentet kur punëtorët i rrinë fare pranë personit të armatosur. Një xhirim prej 11 minutash është publikuar në ‘YouTube’ dhe ai tregon një numër të madh të punësuarve të hotelit të cilët të organizuar janë nisur drejt terroristit i cili la të vrarë 39 turistë.

Kameramani gjatë “gjuetisë së terroristit” e merr një shishe me vaj për rrezitje, në mënyrë që në dorë të ketë një “armë” në rast se e kam Rezguinin.

Megjithatë, punëtorët e hotelit nuk e arritin qëllimin, pasi që terroristin e likuidoi policia tuniziane.
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura