VIDEO/ Puki fantastik, Finlanda pret biletën për në Europian. Ja rezultatet e ndeshjeve të para

Nov 15, 2019 | 20:32
SHPËRNDAJE

U luajtën pasditen e sotme, tre takimet e para të eliminatoreve.

Pukki

Finlanda fitoi pastër në shtëpi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit, duke siguruar kalimin për në Europian. Goli i Tuminen, si dhe dopieta e Pukit, bëri që finlandezët të shkojnë në 18 pikë në vendin e dytë, duke siguruar një biletë në Europianin e 2020-ës.

Norvegjia fitoi 4-0 ndaj Ishujve Faroe, dhe shpreson në ndalesën e Suedisë apo Rumanisë, për të mbajtur gjallë shpresat për një Europian. Ndeshja tjetër mes Armenisë dhe Greqisë, u fitua nga grekët minimalisht 0-1. Gjithsesi, tashmë ndeshja vlen vetëm për statistikë, pasi Finlanda dhe Italia e kanë siguruar kalimin nga ky grup.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura