VIDEO/ Publikon pamjet e plota, si u ekzekutua në mënyrë mafioze biznesmeni në Greqi

Nov 12, 2018 | 15:46
SHPËRNDAJE

Mediat greke kanë publikuar momentet e plota nga video e ekzekutimit të biznesmenit australian Janis Makris. 46-vjeçari u vra në rezidencën e tij në Athinë sapo kishte hyrë në makinë.

ekzekutimi i bosit te mafias

Sipas videos duket që biznesmeni apo është futur në makinën  e tij, është qëlluar nga një person që afrohet me vrap dhe hap zjarr.

Edhe pse mori disa plumba biznesmeni ka tentuar që të largohet nga vendi i ngjarjes, por vrasësi i ka dalë nga anë tjetër e makinës dhe e ka qëlluar sërish disa herë më armë.

Atentati ndodhi mbrëmjen e 31 Tetorit në kryeqytetin grek. Sipas mediave austrialiane, dyshohet se vrasësi ka qenë shqiptar, vrasës me pagesë.

Shtypi grek shkruan se 46-vjeçari Janis Makris njihej si bosi i mafias në Australi dhe ishte i përfshirë në trafiqe.

Prej disa vitesh ai jetonte në Greqi dhe aty nuk rezultonte si person me precedent penal. Nga hetimet e policisë greke dyshohet se Makris mund të jetë vrarë si pasojë e përplasjes mes bandave të drogës në Athinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura