VIDEO/ Publikoi mesazhet me Neymar, Arbënita Ismajli dhe Fero Fera i japin fund lidhjes?

Nov 29, 2022 | 13:10
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Arbenita Ismajli ka realizuar së fundmi trendin e Neymar në Tiktok, mirëpo gjatë videos së publikuar modelja ka publikuar mesazhin që i ka dërguar futbollisti në Instagram.

Neymar i ka dërguar bukuroshes një emoji me fytyrë me zemra më 16 nëntor në orën 22:44 të pasdites dhe në mesazhet duket se modelja ia ka lënë ‘seen’ sportistit.

Futbollisti nuk e ndjek Arbenitën në Instagram, sikurse dhe ajo por detaji që u vu re ishte se bukuroshja dhe partneri i saj Fero Fera nuk ndiqën më me njëri-tjetrin në rrjetin social.

Nuk dihet nëse dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre apo janë duke kaluar ndonjë krizë.  Rreth dy javë më parë Fero ishte i ftuar në “Më lër të flas” ku foli rreth raportit mes tij dhe Arbënitës.

Reperi u shpreh se partnerja e tij e mirëkupton në çdo gjë dhe kanë raporte të shkëlqyera me njëri-tjetrin.

“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”,- u shpreh Fero.

 

      
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura