VIDEO/ Publikohet lista zyrtare e zgjedhësve për 25 prillin! Ja sa qytetarë kanë të drejtën e votës në Shqipëri. Kush janë personat që nuk do të votojnë

Mar 17, 2021 | 10:27
SHPËRNDAJE

Plot 3,588,869 qytetarë kanë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare të datës 25 prill.

Ministria e Brendshme referuar të dhënave të gjendjes civile ka publikuar listën e plotë të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote.

Kështu sipas ministrisë të drejtën e votës e kanë  3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët  50.5 % e janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra

Po ashtu ministria thotë se për herë të parë në zgjedhjet e 25 prillit do të votojnë  107,024 zgjedhës.

Ndërsa  1,098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të gjithë vendin do të jenë  5,199 qendra votimi.

“Procesi i hartimit të listave është hartuar nën mbikëqyrjen e auditit teknicien të KQZ në çdo etapë të tij. Auditët kanë patur të njëjtin akses që ka patur drejtori i gjendjes civile. Ky proces ka kaluar në disa fazë bazuar në dekretin e Presidentit”, tha drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Doracaj i bëri thirrje qytetareve që të verifikojnë emrat dhe kush ka pretendimi duhet ti drejtohen zyrave të gjendjes civile, që do të jenë të hapura nga e hënë në të shtunë.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/