VIDEO/ Publikohen pamjet, ja si u grabit filiali i kredive të vogla në Tiranë, autori me biçikletë e kapuç u largua duke marrë…

| 9:22
SHPËRNDAJE

Policia ka publikuar pamjet se si u grabit me dhunë filiali i kredive të vogla në Tiranë. Në bazë të provave të grumbulluara, u bë arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si autori i ngjarjes.

Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

autori3 autori2

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.