VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit ndaj hotelit në Tushemisht, ç’ndodhi sot dhe para 7 ditësh

Aug 8, 2020 | 11:36
SHPËRNDAJE

Shtatë ditë më parë, në drejtim të një hoteli në Tushemisht, u qëllua me armë zjarri. Sot, ngjarja u përsërit, por këtë herë, dy persona me motor, kanë shkrepur 100 plumba kallashnikovi mbi makinat e parkuara dhe dy dhomave të hotelit, duke terrorizuar turistët që ishin aty dhe familjen e pronarit të hotelit.

Panorama ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentet e sulmit para një jave, ngjarje e cila nuk është denoncuar.

Dy persona me kokore në kokë, shihen pranë makinave të parkuara tek hoteli, njëri drejton mjetin dhe tjetri në këmbë duket teksa kryen lëvizje të çuditshme dhe më pas largohen.

Ndërsa në foton më poshtë, duket autori i sulmit sot, i cili me kallashnikov në dorë dhe i maskuar me kapuç, ka hapur zjarr mbi makinat e parkuara dhe dy dhomat e hotelit.

atentat sulm hotel tushemisht

Vetë pronari i hotelit tha sot për mediat se i njeh autorët, ua di emrat dhe i ka denoncuar në Polici.

Ndërsa tha se objektiv i sulmit dyshon që të jetë një prej djemve të tij.


View this post on Instagram

Publikohen pamjet e atentatit ndaj hotelit në Tushemisht, ç’ndodhi para 7 ditësh #Panoramaal #gazetapanorama

A post shared by Panorama Online (@gazeta.panorama) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura