VIDEO/ Publikohen pamje të qarta, ja atentatori me kapele i Elton Çiçës

May 4, 2016 | 13:46
SHPËRNDAJE

Është publikuar një video e re e vrasjes së Elton Çiços në një lokal pranë stadiumit “Selman Stermasi” mbrëmjen e së dielës në Tiranë.

Në videon e publikuar nga ABC News e cila është e kamerave të sigurisë të lokalit, shihet autori me dy armë, një pistoletë mulli në dorë dhe një në brez, teksa futet në lokal.

Ai ka hyrë qetësisht në lokal, i është drejtuar tavolinës ku ishte ulur objektivi i tij, ka qëlluar duke e lënë të vdekur dhe është larguar me vrap nga lokali.

Pjesa e re e videos është ajo që shfaq autorin në ambientet e jashtme të lokalit. Kur hyn ai duket sikur ka një bisedë me një person të ulur jashtë, por kjo nuk është e sigurt dhe për hetuesit mbetet ende e paqartë. Kamarieri dhe disa klientë të tjerë të rastësishëm kanë lënë ambientet e lokalit dhe kanë dalë me vrap me të dëgjuar të shtënat. /ABC news/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura