VIDEO/ Pse këta ushtarë qëllojnë me armë gruan lakuriq dhe shtatzënë?

Sep 22, 2020 | 18:39
SHPËRNDAJE

 

Si kryengritësit islamikë, të cilët kanë premtuar besnikëri ndaj grupit Shteti Islamik, ashtu edhe ushtria e Mozambikut janë akuzuar për mizori.

maxresdefault

Në një nga videot më të fundit nga rajoni, një grup burrash të armatosur mund të shihet duke vrarë një grua të zhveshur – por, ku ndodhi saktësisht dhe kush janë ata?

Ushtria e Mozambikut thotë se nuk pajtohet “me ndonjë akt barbar që vërteton shkeljen e të drejtave të njeriut”. Qeveria ka premtuar të hetojë videon, por gjithashtu sugjeroi që pamjet janë të falsifikuara. Kryengritësit dihet se kanë veshur rroba si të ushtrisë në të kaluarën.

“Amnesty International”, ka bërë thirrje për hetim të plotë mbi të shtënat dhe vrasjen e gruas shtatzënë në Mozambikun Verior nga disa burra me uniformë ushtarake.

Qeveria ka fajësuar të shtënat në rebelët e armatosur, por në video, ushtarët akuzojnë gruan si pjesë e një grupi rebel.

David Matsinhe, nga Amnesty International, tha se ky nuk është incidenti i parë i kësaj natyre.

Ai shtoi se banorët në Cabo Delgado, provinca më veriore e Mozambikut, i thanë Amnesty International se mbi 3000 njerëz janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar kryengritësve që po djegin fshatra si dhe nga policia dhe ushtria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura