VIDEO/ “Pse e bëre, pse i vrave fëmijët, fol se atje u tregove trim i madh”, ç ‘ndodhi në gjyq me autorin e masakrës

Aug 13, 2018 | 20:01
SHPËRNDAJE

Paraditen e sotme ka dalë në sallën e gjyqit autori i masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, i cila vrau me kallashnikov 8 anëtarë të fisit të tij, mes tyre edhe dy fëmijë.

Ndërsa qëndronte brenda dhomës së xhamit në sallën e gjyqit, gazetarët e pyesnin se përse e kreu krimin, por ai qëndronte i heshtur, i qetë, duke i parë në sy.

“Pse i vrave? Je penduar? Po fëmijët pse i vrare? Po fol, thuaj një gjë thuaj, se atje u tregove trim i madh? Pse nuk flet ore?”, dëgjohen gazetarët ta pyesin të revoltuar dhe të prekur nga kjo ngjarje e rëndë e makabre.

*Video është marrë nga Report Tv*

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura