VIDEO/ Protestë për Enea Ftoin në Tiranë, flet vëllai dhe nëna: Duam drejtësi, policia nuk lajmëroi për vdekjen

May 22, 2018 | 11:55
SHPËRNDAJE

Vdekja e të riut në Komisariatin e Korçës, nis protesta përpara Ministrisë  së Brendshme

Pak  ditë pas vdekjes së të riun Ene Ftoi në Komisariatin e Korçës, qytetarëve të shumë janë mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme.

Familjarët kanë hedhur akuza kundër policisë dhe kanë deklaruar se vdekja e të afërmit të tyre ka ardhur pas dhunës së uniformave blu.

Këto akuza janë hedhur poshtë nga policia, e cila ka thënë se vdekja ka ardhur si pasojë e ankthit.

qytetarja

“Qeveria të marrë masa për fëmijët, e shoqja ka kaluar në depresion, tre fëmijë janë pa baba sot. Nëse nuk i merr masat qeveria do i marrim masat vetë.  Policia na ka gjobitur na ka ndaluar në Elbasan, nuk na lejuan. Na ndaluan dhe në hyrjen e Korçës, na kërkuan emrat e patentat. Kur fëmija kishte vdekur në rajon, pse nuk u lajmërua policia, ai kishte gjyq”, ka thënë nëna e viktimës.

protesta enea ftoi

“Dua drejtësi, personat i di me emra. Të zbardhet çështja e djalit”, ka thënë që tjetër e afërme e Enea Ftoit.

Ndërsa vëllai i Enea Ftoit u shpreh: T’i jepnin dënimin ta vuante, atij i kanë bërë masakër, e kanë dhunuar. Unë dua drejtësinë e vëllait.

 

Po ashtu ditën e djeshme është zbardhur dhe ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilën thuhej se vdekja nuk kishte ardhur si pasojë e dhunës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura