VIDEO/ “Segmenti Milot-Fier, skemë e sofistikuar mashtrimi”- Agron Shehaj: Projektet e qeverisë synojnë vjedhjen. Ramës duhet të…

Jul 10, 2020 | 11:23
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj thotë se projekti për segmentin Milot-Fier është një skemë mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga kryeministri, Edi Rama.

pjimage - 2020-07-10T112118.141

Teksa ka postuar një video në facebook, Shehaj thekson se shumica e projekteve të qeverisë synojnë vjedhjen e shqiptarëve, ndërsa kujton se edhe “skema e DH Albania ishte skemë për të vjedhur dhe pastruar paratë, që mbeti pa asnjë dënim, sepse hajduti ishte vetë Rama.”

Në përfundim të reagimit të tij, ish-deputeti kërkon largimin e kryeministrit si e vetmja mënyrë, që do të ndalë vjedhjen e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Shumë prej projekteve të qeverisë Rama kanë patur vetëm një qëllim: vjedhjen dhe jo interesin publik. Skema e DH Albania ishte skemë për të vjedhur dhe pastuar paratë, që mbeti pa asnjë dënim, sepse hajduti ishte vetë Rama. Edhe Milot-Fier është një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama. Vjedhja e shqiptarëve duhet të ndalet, Rama duhet të largohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura