VIDEO/ Prishet “makthi” i barazimeve, ndeshje spektakolare në Rrogozhinë. Një brazilian i dhuron fitoren e parë Egnatias

Oct 2, 2021 | 15:46
SHPËRNDAJE

Egnatia merr fitoren e parë sezonele. Rrogozhinasit e Gugash Maganit, mposhtën me rezultatin 2-1 Kastriotin në një sfidë që i pati të gjitha, golat, kartonët, emocionet dhe spektaklin. Braziliani Pedro Augusto ishte heroi i vendasve që realizoi dopietë në këtë duel.

bandicam 2021-10-02 15-34-44-803

FT: EGNATIA-KASTRIOTI 2-1

Pedro Augusto 24′ (p), 90+2′  / Ajazi 59′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90+2′ GOOOOOL EGNATIA 2-1/ Ndeshje e çmendur në Rrogozhinë, Pedro Augusto bën heroin, duke shënuar dopietë. Pas një harkimi nga këndi, sulmuesi devijon drejt rrjetës me shumë fat. 

90′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Basha, vendin e tij e merr Rosaj.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ Sfidë e tensionuar, teksa tensioni ka kaluar te vendasit tashmë.

80′ Pedro Augusto trondit traversën, pas harkimit të Allmuçës, por gjyqtari më pas sinjalizon pozicion jashtë loje. Nga pamjet shihet qartë se pozicioni ishte i rregullt. Në qoftë se do të kishte shënuar, goli do të vlente.

80′ Tjetër zëvendësim tek Egnatia, largohet nga fusha Imeri, vendin e tij e merr Krivanjeva.

77′ Edhe Egnatia me 10 lojtarë, Telushi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Çelës. Gjyqtari nuk e fal. Barazohen forcat në fushë.

76′ Demir Imeri provon të shënojë një eurogol, por tentativa e tij shkon ngjitur me traversën. Drithërima në portën e Salit.

74′ Dy zëvendësime te Egnatia, largohen Çyrbja dhe Kacbufi, në fushë Gadi dhe Valport.

70′ Ndizet sfida,  Egnatia është hedhur përpara në kërkim të golit të barazimit, Kastrioti provon të surprizojë me kundërsulm.

65′ Kastrioti merr zemër dhe provon ta fitojë ndeshjen edhe me 10 lojtarë.

62′ Zëvendësim te Egnatia, largohet nga fusha Iseni, vendin e tij e merr Shtubina.

61′ Telushi ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ GOOOOO KASTRIOTI 1-1/ Vendoset baraspesha në Rrogozhinë. Sulmuesi Ajazi përfiton nga një gafë e portierit Puja, duke shtangur vendasit. Shpërthejnë në festë krutanët. 

57′ Shans i artë për Kastriotin me Spartak Ajazin, por vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit Krasniqi, i cili korrigjon gabimin duke ndërhyrë në mënyrë perfekte.

54′ Provon Bruno Telushi me një predhë nga goditja e dënimit, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

52′ Kodra lë Kastriotin me 10 lojtarë. vetëm 6 minuta në fushë, futbollisti ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për protesta.

51′ Goditje dënimi në limitet e zonës së Kastriotit, e shkakton Indrit Prodani që ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Imerit.

47′ Eneid Kodra, i sapofutur në fushë ndërshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Isenit.

46′ Dy zëvendësime edhe te Kastrioti, largohen Dida dhe Mudrazija, në vend të tyre, Ajazi dhe Kodra.

46′ Trajneri Magani kryen zëvendësimin e parë, largohet Agbekpornu, vendin e tij e merr Bardhi.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Bruno Telushi provon me një predhë nga një distancë e konsiderueshme, tentativa e mesfushorit vlonjat shkon jashtë kuadratit.

43′ Këto minuta flasin për vendasit e Egnatias, që janë hedhur në sulm në kërkim të golit të dytë.

39′ Pranë golit të dytë Egnatia, ishte Çyrbja, një nga më të mirët në fushë, që provoi me një gjuajtje fluturimthi brenda zonës, por tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën.

34′ Trajneri Ndreu ndëshkohet me karton të verdhë. Irritohet tekniku krutan.

33′ Kastrioti provon me një skemë, por tentativa e Ramit, ishte e gabuar dhe shkoi jashtë kuadratit.

32′ Goditje dënimi për Kastriotin, në limitet e zonës, e shkakton Ilir Allmuça pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Joan Çelës, shans i artë për krutanët.

29′ Kastrioti i shkon shumë pranë golit të barazimit me Arbër Bashën, tentativa e mesfushorit me kokë brenda zonës pas harkimit nga e majta, shkon ngjitur me traversën.

26′ Pranë golit të dytë Egnatia me anë të Çyrbjas, por topi devijohet në momentin e fundit nga një mbrojtës i Kastriotit. Fantastik futbollisti i skuadrës Rrogozhinase, që depërton mjaft bukur nga e djathta, duke u futur në zonën krutane.

24′ GOOOOOL EGNATIA 1-0/ Zhbllokohet sfida, Pedro Augusto tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Shpërthen festa në Rrogozhinë. 

23′ Penallti për Egnatian, e fiton Arbër Çyrbja, pas duelit me mbrojtësin Rami nga krahu i djathtë i zonës. Për gjyqtarin Myrtja nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit.

18′ Duel tepër i luftuar në mesfushë, Egnatia shfaqet më kërkuese, por mungojnë rastet flagrante në portat respektive.

9′ Demir Imeri rrëzohet brenda zonës, pas një dueli në ajër, por për gjyqtarin Myrtja gjithçka e rregullt.

6′ Momente tensioni në “Arena Egnatia”, protagonistë ishin futbollistët Çyrbja dhe Karakaçi, por gjithçka shuhet shpejt. Sfida rifillon normalisht.

3′ Zbret rrezikshëm Kastrioti nga e majta me Ramin, që harkon një top drejt zonës, vendimtar devijimi i mbrojtësit Ilir Allmuça, që largon rrezikun në rivënie anësore.

1′ Shkëndijën e parë e japin vendasit në sekondën e 30-të, provon Demir Imeri, tentativa e tij ishte qendrore dhe përfundoi drejt e në duart e portierit Sali.

1′ Ka startuar dueli në Rrogozhinë.

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Iseni, Telushi, Imeri, Çyrbja, Pedro Augusto. Trajner: Gugash Magani.

KASTRIOTI: Sali, Reçi, Dida, Rami, Grgiç, Prodani, Karakaçi, Mëllugja, Basha, Çela, Mudrazija. Trajner: Ramadan Ndreu

GJYQTARË: I.Myrtja (Shkodër), N.Bregasi (Tiranë), M.Bega (Shkodër)

VAR: Kreshnik Bajramaj (Tiranë), AVAR: Denis Rexha (Tiranë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura