VIDEO/ Prindërit e Ajet Zeqajt: Djalin na e vranë vëllezërit e ish-gruas

Apr 30, 2016 | 16:43
SHPËRNDAJE

Dy prindërit e 41-vjeçari, Ajet Zeqaj, i ekzekutuar me 16 mars në zonën e ish-Bllokut, i kanë dërguar një letër Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik.prinderit-e-ajetit-634x460

Në letrën e tyre, Fejzi dhe Resmije Zeqaj kërkojnë ndihmë për zbardhjen  e vrasjes pasi sipas tyre të dyshuarit kryesore janë vëllezërit e ish-bashkëshortes.

Sipas tyre divorci mes Ajetit dhe Leonorës erdhi për mos përputhje të besimit fetar, pasi kjo e fundit u konvertua në besimtare të Jehovait.

“Rama dhe shteti të ma nxjerrë në dritë djalin tim që i hodhën shtatë plumba dhe i tha shit shtëpitë që luani se pusinë te dera e ke”, tha nëna e 41-vjeçarit të vrarë.

“Unë si baba akuzoj vëllezërit e ish-bashkëshortes së Ajet Zeqajt”, shprehet Fejzi Zeqaj për “Tv Klan”.

Ajet Zeqaj u ekzekutua me silenciator në oborrin e pallatit të banesës së motrës së tij nga një person ende i paidentifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura