VIDEO/ Prezantohet Vlahoviç, nga CR7 ne DV7

Jan 28, 2022 | 20:11
SHPËRNDAJE

Dushan Vlahoviç te Juventus tashmë është përfundimisht një çështje e mbyllur. Pas vizitave mjekësore tashmë ka ardhur dhe zyrtarizimi nga ana e klubit me anë të një video.

pjimage - 2022-01-28T195856.372

Duke filluar nga ky moment, Vlahoviç do të mbajë të veshur fanellën me numrin 7. Kjo fanellë ishte e lirë që prej largimit të Kristiano Ronaldos verën e kaluar dhe “zonja” duket se e ka gjetur lojtarin që mund t’ia besojë.

22-vjeçari do të bashkohet menjëherë me skuadrën e Juventusit dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Alegri.

 

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura