VIDEO/ Presidenti i Fenerbahçes ia mbath me shpejtësi, tifozët e rrethojnë dhe kërkojnë shkarkimin e trajnerit

Feb 24, 2020 | 20:15
SHPËRNDAJE

Humbja në derbin e djeshëm të Stambollit mes Fenerbahçes dhe Gallatasarait ka nervozuar pa masë tifozët e skuadrës verdheblu, ku luan dhe sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

TEd6Oz4Me të rënë bilbili, tifozët e Fenerbahçes bërtisnin në kor duke kërkuar shkarkimin e trajnerit pas disfatës me rivalët e përjetshëm si dhe më pas kanë rrethuar presidentin e klubit Ali Koç.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon si Koç kapërcen ballkonin e tribunës VIP dhe u shmanget tifozëve të skuadrës së vet, të cilët shfrynë të dëshpëruar pas humbjes me Gallatasarain.
Presidenti i Fenerbahçes është larguar më pas me ndihmën e rojeve të stadiumit.

8 pikë diferencë nga vendi i parë dhe mëse 5 vite pa fituar kampionatin nuk mund të falen kollaj nga tifozët e Fenerbahçes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura