Video/ Premtimi i kryeministrit ndaj naftëtarëve për pagat e prapambetura, ish-deputetja: Rama u vendos kushte grevisteve për t’i…

Oct 28, 2020 | 12:28
SHPËRNDAJE

“Me këta investitorë që dolën më të vendosurit dhe seriozët për ta çuar këtë punë përpara, kushti ka qenë që ditën e parë të gjithë këtyre njerëzve siç ua premtova në takim u duhen paguar rrogat e prapambetura dhe duhen siguruar”.

Këtë deklaratë të kryeministrit Edi Rama, bërë në nëntor të vitit 2016, e ka risjellë në vëmendje sot ish deputetja e PD, Albana Vokshi, e teksa i kërkon që të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh, thotë se shefi i qeverisë “ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura”.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi shkruan se Rama duhet të sigurojë që naftëtarët të marrin “djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit”.

“Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit”, shkruan ish deputetja demokrate.

POSTIMI I PLOTE

Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.

Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura