Video prekëse/ Mes plumbave dhe gurëve, ja se si kjo nënë i lutet ushtarëve izraelitë për paqe

Dec 16, 2017 | 22:14
SHPËRNDAJE

Protestat e përgjakura të nisura pas shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraleit vijojnë duke çuar në rritje të numrit të viktimave. Gjatë këtyre protestave shumë persona palestinezë janë lënduar, siç shihet edhe në videon e mëposhtme, e cila ka qarkulluar në mediat e e huaja.

Në video shihet një grua e moshuar  e cila ka qëndruar në zonën neutrale apo siç njihet ndryshe “toka e askujt” dhe ka tentuar që t’i ndalë përleshjet e të rinjve palestinez dhe ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor.  “Russia Today” ka filmuar të moshuarën se si ajo tenton të “krijoj paqe” ndërmjet dy palëve në konflikt. Ajo ecë e pa frikësuar nga forcat e sigurisë izraelite të armatosura rëndë deri te palestinezët që gjuanin me gurë.

Në video shihet se si gruan e godet një palestinez i maskuar dhe ajo bie në tokë, mirëpo shumë shpejt një tjetër palestinez i ndihmon të ngrihet. E moshuara thuhet se është izraelite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura