(VIDEO) Prapaskenat e “Sunny Hill Festival”/ Momenti i veçantë i Dukagjin dhe Dua Lipës duke kënduar në mes të turmës nën ritmet shqiptare

Aug 8, 2022 | 15:45
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Duke kënduar dhe kërcyer krah për krah me njëri-tjetrin nën ritmet shqiptare.

Ky ka qenë një fragmet i veçantë i filmuar gjatë “Sunny Hill Festival” i Dua dhe Dukagjin Lipës.

Ylli botëror dhe organizatori i këtij festivali janë parë duke u argëtuar në mes të publikut. Dua dhe babai i saj duken të përfshirë teksa këndojnë remake-un e këngës “Era” nga Mc Kresha.

Të pranishmëve nuk iu ka shpëtuar ky moment duke e xhiruar, ndërkohë që tani po bën xhiron e rrjetit.

Më herët një pjesëmarrës e ka pyetur Dua Lipën “A të jep nana në katun”. Këngëtarja me famë botërore, pasi ka dëgjuar pyetjen, nuk e ka fshehur reagimin, duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

“Sunny Hill” ka përfunduar të dielën (7 gusht) në Prishtinë, duke mbyllur kështu siparin e 4 ditëve të këtij festivali. Por duket se atmosfera do të vijojë sërish në Tiranë, ku ne fund të muajit do të vijë edhe në kryeqytetin ton festivali i këngëtares së famshme.

© Panorama.al

Te lidhura