(VIDEO) Prapaskenat e “Sunny Hill Festival”/ Dikur në një lidhje, momenti kur Dua Lipa dhe Ledri Vula përqafohen dhe bisedojnë bashkë

Aug 12, 2022 | 17:25
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Një video e reperit Ledri Vula me yllin botëor Dua Lipa po bëhet me shpejtësi virale në rrjet.

Në një video të shpërndarë në TikTok, Dua Lipa dhe Ledri Vula, të cilët kanë qenë në një romancë vite më parë, shihen teksa përqafohen dhe bisedojnë më njëri-tjetrin. Pamjet janë xhiruar gjatë festivalit “Sunny Hill”, i cili u mbajt në Prishtinë.

Ledri ishte një nga artistët që performoi në “Sunny Hill Festival” dhe sigurisht mori gjithë mbështetjen e Duas dhe partneres së tij Sarës. Ai është fotografuar duke biseduar me Duan pas performancës teksa ajo e ka mbështetur edhe në rrjetet sociale. (KLIKO)

Ndërkohë natën e dytë të “Sunny Hill” Sara publikoi këtë foto me Duan:

Megjithatë këtë herë ata nuk kanë shkrepur ndonjë foto të tre.

Ledri Vula dhe Dua Lipa nisën të frekuentoheshin në vitin 2013- të, kur këngëtarin nga Kosova e njihnin të gjithë, ndërsa Dua po tentonte të çante në tregun e vështirë britanik. Ata i kemi parë disa herë bashkë nëpër rrjete sociale, por lidhja e shumëpërfolur nuk zgjati shumë.

Verën e kaluar teksa ndodhej në Tiranë Dua u takua me partneren dhe vajzën e Ledrit teksa të gjithë publikuan foto gjatë takimit në rrjetet sociale, duke habitur jo pak fansat e tyre.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Sara tha se ndihet shumë rehat me veten dhe nuk ndikohet nga e shkuara e Ledrit.

“Qëndrova pak me Duan, konsumuam një kafe familjarisht. Pastaj Dua donte të takonte Poem dhe bëmë disa foto. Siç kam patur shumë komente të mira kam patur edhe negative se “Si e takove ti atë”. Mua nuk më intereson e shkuara e Ledrit dhe nuk ndikohem. As ai nuk e ka problem të shkuarën time. U takuam kur isha 25-26 vjeç kështu që nuk ka asnjë problem. Madje unë them “shyqyr” që ka qenë Dua dhe jo ndonjë tjetër. Dhe me Dafinën kam raporte të mira. Është super gocë, e respektoj, më respekton!“– tha Sara.

Vetë Ledri i pyetur pak javë më parë nëse është bërë pishman që i ka dhënë fund lidhjes me Duan pasi me të mund të kishte mundësi për zgjerimin e karrierës jashtë vendit, tha: “Unë dua të mbetem në tregun tonë, po të doja do kisha bërë bashkëpunime me të jashtmit, por unë vazhdoj të bëj këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura