VIDEO/ Prapaskenat e spotit të dy vajzave lesbike me fëmijë

May 14, 2016 | 18:48
SHPËRNDAJE

Dy vajza lesbike që shijojnë martesën e tyre dhe fëmijën, janë fabula e spotit të parë të këtij lloji të xhiruar dhe prodhuar në Shqipëri. Spoti ka marrë vëmendjen ekskluzive në mediat sociale direkt pas publikimit, duke sjellë në vëmendje dhe një herë diskutimin nëse është gati Shqipëria për ligjërimin e martesave të të njëjtit seks.

Aleanca LGBT dhe ProLGBT, dy organizatat kryesore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, kanë prodhuar këtë spot televiziv në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen më 15 maj, dhe në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë më 17 maj, data që në portrale janë komentuar si dy data në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Aty tregohen momente nga jeta e përditshme e dy grave të dashuruara, të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre. Realizuesit e kanë lançuar si shembullin më të mirë se si mund të funksionojë një familje e shëndoshë mes dy femrave lesbike, që vendosin të martohen dhe të krijojnë familje.

familje-lgbt-537x300

Por kush janë vajzat që shfaqen në skenat në fjalë, të cilat përveç përkujdesjes që i japin fëmijës, në fund e finalizojnë marrëdhënien e tyre me një puthje pasionante në buzë? E vërteta është që dy vajzat në jetën e tyre nuk janë lesbike dhe kanë pranuar të aktrojnë për këtë kauzë. Natyrisht që mirë do të ishte që të kishim parë një çift real për të sjellë historinë e dy lesbikeve, që ia dalin të jetojnë si familje në Shqipëri.

Por fakti që spoti është realizuar me aktore amatore, dëshmon që shoqëria shqiptare ende nuk është gati për një realitet të tillë. Mesa duket, realizuesit e kanë pasur të vështirë të bindin dy vajza që kanë një marrëdhënie të fshehtë dashurie, për të dalë hapur në publik, pasi e gjithë bota do t’u kthehej kundër. Spoti mbyllet me mesazhin “Familja është dashuri dhe përkujdesje”, duke ngritur një çështje themelore për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri, siç është e drejta për njohjen ligjore mes partnerëve të të njëjtit seks. “Në Shqipëri çiftet gej dhe lesbike janë realitet.

Këto çifte ndërtojnë çdo ditë me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme jetët e tyre dhe është e padrejtë që në këtë vend disa familje të kenë të drejta të plota, e disa të tjera të mos gë- zojnë asnjë të drejtë”, është shprehur Xheni Karaj, aktiviste për të drejtat e LGBT-së. “Ka ardhur koha që Parlamenti i Shqipërisë dhe politika shqiptare të marrin përgjegjësitë dhe të ngrihen mbi paragjykimet, në mënyrë që sa më parë të amendohet Kodi i Familjes për të mundë- suar edhe për komunitetin LGBT të gjitha të drejtat që gëzojnë qytetarët e këtij vendi.

Nuk mund të ketë disa qytetarë të dorës së parë e disa të tjerë të dorës së dytë”, thotë Kristi Pinderi, aktivist po ashtu i të drejtave LGBT. Në fund të fundit, synimi i këtij spoti është sjellja e një shembulli që do t’i shërbejë ligjërimit të martesave gay në Shqipëri, pra një familje edhe për homoseksualët. Në spot tregohen momente nga jeta e përditshme e një çifti lesbikesh, të cilat rrisin së bashku fëmijën e tyre, ndërkohë në Shqipëri është hapur një debat edhe për ndryshimet e pritshme në Kushtetutë, përmes të cilave legalizohen martesat mes homoseksualëve.

Spoti gjendet në YouTube dhe janë të shumta komentet në mbështetje apo kundër martesave të të njëjtit seks. Nuk mungojnë as kësaj here komentet fyese ndaj homoseksualëve, që dëshmon dhe një herë se sa të vështirë e kanë ata të dalin e të shprehen hapur, madje dhe ata që e kanë bërë diçka të tillë, tashmë mund të jenë penduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura