VIDEO/ Prapaskena, ja e vërteta e dëmtimit të Leo Mesit

Sep 23, 2016 | 22:09
SHPËRNDAJE

Barazimi i Barcelonës kundër Atletikos së Madridit, nuk përbën aq lajm sa dëmtimi i Lionel Mesit. Lideri i katalanasve në fushën e lojës kërkoi zëvendësim pak minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, duke shqetësuar jo pak stafin drejtues dhe tifozët. Pas ekzaminimeve u konstatua se ka një problem muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, i cili do ta mbajë jashtë fushave për një periudhë 3-javore.38AA326A00000578-3801038-Star_man_Messi_was_able_to_walk_from_the_field_and_then_sat_on_t-m-110_1474498865135

Por, a ishte ky një dëmtim surprizues për “pleshtin”? Jo! Ai ka pasur shqetësime muskulore në kofshën e djathtë që para afro një muaji, por u vendos që të mos lihej pushim. Ishte një guxim i rrezikshëm, por u mjaftuan duke i kërkuar që të mos sforcohet në fushë, por më tepër të ketë rol shërbyesi për Suarezin dhe Nejmarin. Në fakt, kjo nuk e pengoi Leon që të jetë edhe golashënues, duke shfrytëzuat precizonin e saktë në goditje.

Gjithsesi, në ndeshjen kundër Atletikos, Luis Enrike rrezikoi më shumë kurdoherë duke e futur që nga minuta e parë, pasi kundërshtari praktikon një lojë me ritëm të lartë dhe ndërhyrje shumë të ashpra. I detyruar prej mënyrës se si futbollistët madrilenë ushtronin presing sa herë që ai kishte topin në zotërim, bëri që Leo të sforcohet më shumë se herët e tjera.38AA232200000578-3801038-image-a-55_1474493725379

Pikërisht në momentin që pati edhe një përplasje me Diego Godinin, ai pësoi edhe dëmtimin muskulor. Një problem i menaxhuar keq nga trajneri por edhe vetë futbollisti, që gjatë kësaj kohe kishte kërkuar gjithashtu që të ishte në fushë.

Riaftësimi

Së pari, argjentinasi ka konfirmuar mungesën e tij në ndeshjen e Kombëtares në fillim të muajit tetor. Ndërkohë, nuk do të jetë as në përballjet e kampionatit me Gijonin, Selta Vigon dhe Deportivon, ndërsa në Champions mungon me Mynshengladbahun, por rrezikon edhe atë me Mançester Sitin.

Sa i përket procedurës së riaftësimit, si fillim ai do të qëndrojë një javë pushim absolut, më pas do të ketë 10 ditë fazë riaftë- simi dhe pas tyre do të nisë të praktikohet me topin. Nuk përjashtohet mundësia që, përveç stafit mjekësor të Barcelonës, të asistojë gjatë gjithë kohës edhe përgatitësi personal i Mesit, Marselo d’Andrea, në mënyrë që të monitorohet çdo gjë si duhet.

Statistikat, ja sa ndikon mungesa e “pleshtit” te Barça

Që nga sezoni 2006-’07, Lionel Mesi ka munguar në total në 96 ndeshje te Barcelona, pjesën më të madhe për shkak dëmtimi. Në të gjitha takimet që argjentinasi ka qenë në fushën e lojës, bilanci i katalanasve është prej 70% fitoresh, 19% barazime dhe 11% humbje. Ndërsa golavarazhi është me 2.65 gola të shënuar dhe vetëm 0.8 të pësuar.38AAA7ED00000578-3804536-image-a-26_1474654463307

Ndërkohë, në takimet ku “pleshti” nuk ka qenë prezent, statistikat janë më negative, por me një diferencë shumë të vogël. Saktësisht janë fituar 66% të dueleve, barazuar 21% dhe humbur 13%. Diferenca e golave është prej 2.3 të shënuar. Gjithsesi, edhe pse argjentinasi ka një rëndësi të madhe në lojë, ngushëllimi i Luis Enrikes është forma e mirë që po kalon Nejmari dhe Luis Suarezi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura