VIDEO/ Portieri bën gafën e madhe pas vetëm 13 sekondash, lë fushën e lojës pa u ndëshkuar nga arbitri

Oct 22, 2019 | 18:14
SHPËRNDAJE

Ndeshja midis Konjasporit dhe Jeni Maljatasporit në Superligën turke, përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 0-2.konyaspor

Megjithatë një episod i veçantë që ka ndodhur gjatë zhvillimit të ndeshjes, ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Vetëm 13 sekonda pasi kishte nisur sfida, portieri vendas, Serkan Kirintili, bën një gafë të madhe që po bën xhiron e botës.

Kirintili del nga zona e rreptësisë, dhe e ndalon topin me dorë, duke harruar se ishte jashtë. Portieri e kuptoi menjëherë gabimin e bërë, teksa hoqi dorezat dhe u largua drejt dhomave të zhveshjes, duke mos pritur vendimin e arbitrit, i cili gjithsesi më pas nxori kartonin e kuq.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura