VIDEO/ Policia u arreston të atin, dy fëmijët e mitur mbeten vetëm

Apr 28, 2016 | 23:26
SHPËRNDAJE

Dy fëmijë të mitur, motër e vëlla, 13 dhe 14 vjeç kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e televizionit “News24”, për të kërkuar strehim.

Dy fëmijët jetonin me babanë e tyre në një shtëpi me qira, në zonën e Kamzës. Por në mbrëmjen e 6 prillit babai i tyre është arrestuar nga uniformat blu të kryeqytetit, ndërsa dy fëmijët nuk kanë asnjë informacion për të.

“Erdhi policia, trokiti te dera dhe tha ne do ta marrim pak babin tuaj, se do t’i bëjmë një deklaratë dhe do vonojë një orë. Qysh atë natë nuk erdhi më”, rrëfen vajza.weewgedg

Të miturit kanë rrëfyer se nëna e tyre E.K., i ka braktisur ata përpara 8 vitesh dhe ata vetëm dinë që ajo jeton në Kosovë.

“Nuk di se çfarë është nëna. Nuk e kam provuar ndonjëherë dashurinë e nënës.”- shprehet e mitura.

14-vjeçarja me lot në sy na tregon se në momentin e braktisjes nga nëna, ajo kishte marrë me vete dhe motrën e tyre të vogël, disa muajshe në atë kohë. Aktualisht ajo duhet të jetë 8 vjeç dhe ndodhet në një nga Shtëpitë e Fëmijës.

Drama e këtyre dy të miturve nuk mbaron këtu, pasi babai i tyre ishte martuar sërish dhe më pas ishte ndarë, pasi njerka i dhunonte fëmijët.

Të trembur, me duart e shtrënguara dhe me lot në sy, na kërkojnë t’u gjejmë një strehim dhe të bashkohen me motrën e tyre të vogël.

“Ne erdhëm këtu për të kërkuar ndihmë. Dhe duam që të bashkohemi dhe me motrën nëse na ndihmoni”, shprehet 14-vjeçarja.

Stafi i “Neës24” telefonoi Policinë e Shtetit dhe u lidh me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve pranë Bashkisë Tiranë. Përfaqësues nga të dyja këto institucione mbërritën për pak minuta në ambientet e “Neës24”, ku fëmijët iu dorëzuan punonjësve të shtetit.

Tashmë me shpresën që dy motrat dhe vëllai i tyre të rriten së bashku dhe t’i rikthehen shkollës. Dhe një lajmërim për të gjithë ata të afërm të tyre që nuk i pranuan këta fëmijë, sot 13-vjeçari dhe 14-vjeçarja janë shëndoshë e mirë dhe ndodhen nën kujdesin e Shërbimit Social Shtetëror, që do të kujdesen për akomodimin e tyre në një nga qendrat për fëmijët, këtu në Tiranë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura