VIDEO/ Policia e Shtetit blindon “Bllokun”, kordonë me efektivë për të shmangur përplasjen mes tifozëve të Romës dhe Feynoordit

May 24, 2022 | 22:48
SHPËRNDAJE

Mbërritja e tifozërive të Romës dhe Feynoordit, për të parë finalen e Konferncë Ligës në “Air Albania” mbrëmjen e të mërkurës, është shoqëruar me incidente të shumta në kryeqytetin shqiptar.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, policia ka krijuar kordonë sigurie në “Bllok” për të evituar përplasjen e dy grupimeve të tifozerive që janë në anë të ndryshme të tij.

Kujtojmë se më herët përplasje ka pasur mes tifozëve të Feynoordit dhe Policisë së Shtetit në rrugën Mustafa Matohiti dhe zonën e pallatit me Shigjeta, ndërkohë që turma e tifozëve të Romës sulmoi makinën e policës në afërsi të urës së Drejtorisë së Policisë.

policia

Duket se pamjet festive të pasdites së kësaj të marte, ku tifozët shijonin kryeqytetin duke kënduar, i kanë lenë vendin, huliganizmit dhe përplasjeve me policinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura