VIDEO/ Policia dhunon barbarisht njerëzit që dalin në rrugë pas bllokimit kundër koronavirusit

Mar 26, 2020 | 17:49
SHPËRNDAJE

Foto dhe video dramatike tregojnë se si policia në të gjithë Indinë po përdor forcën ekstreme kundër shkelësve të vendimit të mbylljes nëpër shtëpi për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Screen-Shot-2020-03-25-at-6.40.18-PM

Policët me maska mbrojtëse shihen duke qëlluar me shkopinj të gjatë të gjithë ata që udhëtojnë lirisht nëpër rrugë.

Të martën, kryeministri indian Narendra Modi njoftoi bllokimin në të gjithë vendin për 21 ditë për të penguar përhapjen e virusit potencialisht vdekjeprurës – dhe deklaroi se askush nuk do të lejohet të largohet nga shtëpitë e tyre.

“Për të shpëtuar Indinë, për të shpëtuar çdo qytetar të saj, ju, familjen tuaj … çdo rrugë, çdo lagje është duke u mbyllur,” tha Modi në një fjalim televiziv drejtuar 1.3 miliardë njerëzve.

Pasi bllokimi hyri në fuqi, në televizione dhe rrjete sociale qarkulluan masivisht video ku forcat e rendit godasin me shkopinj të pabindurit në rrugët e shtetit jugor të Kerala.

Alok Barman, punëtor në jug të Delhi, tha se ai ishte rrahur nga policët kur doli jashtë shtëpisë së tij në periferi të qytetit.

“Disa shtëpi në të cilat unë punoj më paguanin para dhe mendova se ishte më mirë të siguroja ndonjë ushqim për familje. Por policia na sulmoi me shkopinj dhe na rrahu”, tha Barman. “Tani nuk kemi asgjë për të ngrënë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura