VIDEO/ Polici hero rrëzon përtokë terroristin me bombë, shpëton jetë

Jun 29, 2016 | 0:12
SHPËRNDAJE

Tre terroristë me bomba kanë vrarë të paktën 28 persona dhe kanë plagosur 60 të tjerë në sulmin në aeroportin e Stambollit.tttt

Dëshmitarët kanë treguar se një polic hero, rrëzoi përtokë një nga terroristët duke shmangur kështu disa viktima të tjera.

Terroristi pasi u qëllua, hodhi veten në erë, por për fat të mirë njerëzit që ndodhin aty pranë patën kohë që të largoheshin.

Besohet se synimi i terroristëve ishte që të hynin në aeroport duke kaluar në kontrollin e rrezeve “x”, por nuk janë lejuar nga oficerët e sigurisë.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin, por agjencia e lajmeve “Dogan” duke cituar burime pranë policisë akuzon ISIS për këto sulme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura