VIDEO/ Policët e veshur civilë kapin tre makina të ngarkuara me drogë

Mar 31, 2017 | 18:30
SHPËRNDAJE

Policia e Lezhës ka përfunduar ditën e sotme operacionin “Stop”, i cili është finalizuar me kapjen e 50 kg kanabis sativa dhe arrestimin e katër të rinjve.

Sipas Policisë, operacioni kishte 1 muaj që vijonte me hetime. Në momentin e arrestimit, policët ishin veshur civilë dhe ndërhynë për ndalimin e trafikantëve.

Të arrestuarit janë:

– Edmir Luka, 34 vjeç, banues në Krujë

– Nikë Vatnikaj , 23 vjeç, banues në Tiranë

-Qerim Kolgjini , 23 vjeç, banues në Tiranë

-D. G. 17 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në Institut Tiranë me mjetin e tyre ku kishin 3 thasë të mbushur me lëndë narkotike annabis – Sattiva me peshë totale 50 kg të paketuar gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike dhe 3 automjete me të cilat lëviznin të arrestuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura