Video/ Policët e Bashkisë sekuestrojnë prasin dhe kërcënojnë qytetarin që i filmon

Dec 16, 2015 | 14:49
SHPËRNDAJE

Vazhdon në Tiranë aksioni kundër atyre që shesin presh pa kupon tatimor. Kjo video është xhiruar në një nga rrugët e kryeqytetit dhe është postuar në rrjetet sociale nga “JOQ”. Me sa duket, policët e Bashkisë nuk janë dakort të filmohen gjatë aksionit.

“Hiqe atë telefonin mo. E po të jesh nga ata gangsterat zbret poshtë ti…”, i bërtet nga rruga polici personit që po xhironte momentin teksa sekuestrohej malli i shitësve ambulantë në këtë rrugë. Teksa dëgjohet edhe një shprehje ofenduese nga goja e policit. Për më shumë, ndiqni videon.

Policet e Bashkise sekuestrojne prasin dhe kercenojne qytetari…Vazhdon ne Tirane aksioni kunder atyre shesin pras pa kupon tatimor. Me sa duket policet e Bashkise nuk jane dakort te filmohen gjate aksionit.

Posted by JETA OSH QEF on Wednesday, December 16, 2015

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura