VIDEO/ Polemikat s’kanë fund në Inter-Juve, Bonuçi i jep dorën arbitrit Roki gjatë ndeshjes. Tërbohen zikaltrit

Oct 7, 2019 | 17:52
SHPËRNDAJE

Juventusi fitoi me shifrat 1-2 “derbin e Italisë” ditën e djeshme ndaj Interit, por tifozëve zikaltër duket se nuk u ka shpëtuar një moment, që në qendër të vëmendjes ka pikërisht arbitrin kryesor të sfidës, Xhanluka Roki.

bonuci roki

Në minutën e 77-të të sfidës, një dhënie e dorës mes Rokit dhe kapitenit Bonuçi, ka bërë që tifozët e Interit të ngrenë dyshime, për një marrëdhënie të afërt mes lojtarëve bardhezinj dhe arbitrin.

Rasti ka në qendër të vëmendjes një moment kur arbitri mesa duket nuk ka dhënë karton për lojtarët e Juves, dhe Bonuçi ka shkuar për ta përshëndetur për vendimin, gjithsesi diçka e tillë i ka acaruar akoma më shumë tifozët e Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura