VIDEO/ “Pogradeci përmbytet në verë”, ish-deputeti thirrje qytetarëve: Të bashkohemi për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Rama

Jul 12, 2020 | 19:58
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar disa video në facebook ku shihet se rrugët e qytetit të Pogradecit janë të mbuluara nga uji.

pjimage (59)

Balliu thotë se prej 8 vitesh, ky qytet është lënë në harresë nga qeveria, ndërsa thekson se “janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.”

Në përfundim të reagimit të tij, ish-deputeti i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen “për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama”.

Reagimi i plotë:

Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët.

Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.

Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.

Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura