VIDEO/ Po transferohej tek e dashura e re, 23 vjeçari shqiptar arrestohet nga policia sapo merrte valixhen me 5 kg drogë. Policia dyshon se…

Jul 9, 2020 | 19:55
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar ka përfunduar në pranga për posedime të lëndëve narkotike, pasi u kap me 5.5 kg drogë të llojit marijuanë.

Marijuana-Mirafiori-696x391

Policia italiane arrestoi 23 vjeçarin me iniciale M.L, banues në Pesaro.

I riu ishte vënë nën monitorim nga hetuesit ditët e mëparshme, ndërsa u ndalua jo shumë larg shtëpisë që përdorte. Në bordin e një makine, ai kishte edhe 700 euro para të gatshme. Siç del nga hetimet, ai kishte vendosur të transferohej në shtëpinë e të dashurës së re.

Ai kishte valixhen plot me rroba dhe sende personale, por brenda tyre kishte edhe një qese të madhe celofoni. Megjithatë, droga do të ishte e fundit që do të transferohej pasi të shihte sigurinë e shtëpisë së të dashurës.

Pasi u ndal, i riu fillimisht mohoi të jetonte në atë ndërtesë dhe refuzoi të jepte çelësat e derë, por agjentët hynë me forcë dhe gjetën sasinë e marijuanës, çka çoi më pas edhe në arrestimin e tij.

Ndaj 23 vjeçarit, duke pasur parasysh sasinë e madhe të drogës së gjetur, po hetohet më tej nga autoritetet për të kuptuar rolin e e saktë në trafikun e drogës. Ai është dërguar në qelitë e paraburgimit, në Lo Russo Cotugno në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura