VIDEO/ “Po tallen me ne”- Basha në Durrës, qytetari i tregon i përlotur gjendjen e vështirë: Fëmijët i kam me psikolog. S’kemi marrë asnjë ndihmë

Nov 30, 2019 | 20:41
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte mbrëmjen e sotme në lagjen 4 në Durrës, ku ka parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen banorët, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në një takim me banorët, këta të fundit thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, ndërsa njëri prej tyre, i përlotur, tregon se kolonat e shtëpisë i janë dëmtuar dhe se fëmijët i ka dërguar në Tiranë, pasi po ndiqen nga një psikolog, pas traumës së përjetuar.

bashaok

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Ka plasaritur  komplet kolonat. Ka plas uji vullkan, po tallet me ne. Unë kalamajtë e mi i kam te psikologu në Tiranë.
Lulzim Basha: Sa vjeç i ke?
Qytetari: Goca në klasë të shtatë, çuni në të tretën.
Lulzim Basha: I paske sa të mitë. Ku i ke në Tiranë?
Qytetari: Në Tiranë i kam. Hajde shihe si është bërë. Unë jam me ilaçe.
Lulzim Basha: Asgjë fare?
Qytetarja: Shkuam tek pallati i sportit nuk ka ndihma, në Shkozet asnjë ndihmë nuk ka…
Qytetari: Shkova në bashki me më dhënë dhanë një letër për të marrë ndihmat dhe atje të pallati i sportit ishte një katastrofë që nuk bënë vaki se si, u largova se nuk arritëm të marrim gjë.
Lulzim Basha: Nuk more asgjë?
Qytetarja: Jo, fare!
Lulzim Basha: Orenditë i keni brenda?
Qytetari: Të gjitha, është e rrënuar fare.
Lulzim Basha: Çfarë kati keni qenë?
Qytetari: Të fundit fare
Lulzim Basha: Paskeni parë tmerr me sy?
Qytetari: Vdekje
Lulzim Basha: Shyqyr që jeni shëndoshë, kjo është e para

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura