VIDEO/ “Po luftoj për jetën time, kjo është e tmerrshme”- Aktori i humorit përshkruan betejën me COVID-19, pak orë para se të ndërronte jetë dhe e poston në ‘Instagram’

Dec 3, 2020 | 16:35
SHPËRNDAJE

Aktori i njohur i humorit Joe Luna, i cili ishte infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Luna u nda nga jeta më 23 nëntor, disa ditë pasi ai filloi të ndante në rrjetet sociale përvojën e tij në lidhje me gjendjen shëndetësore që i kishte shkaktuar COVID.

pjimage (14)

Ai postoi video nga brenda spitalit, ku dëgjohet fare mirë edhe zhurma e pajisjeve në kujdesin intensiv, ndërsa tregoi se krahas COVID ai kishte edhe pneumoni si dhe probleme me diabetin.

Ai tregoi se simptomat e tij, ato më kryesore ishin dhimbjet e gjoksit dhe dhimbja e stomakut, dridhja dhe humbja e shijes.

“Kur dëgjova njerëz duke folur për atë që Covid u bëri atyre, unë pyesja veten time nëse ishte vërtet kaq keq. Tani ju them djema, jam në një luftë, po luftoj për jetën time. Jo vetëm që kam rezultuar pozitiv, por kam edhe pneumoni. Është e tmerrshme, është përkeqësuar, gjithçka po prishet”, tha Luna.

Gruaja dhe fëmijët e tij gjithashtu u testuan pozitivë, por ata nuk kanë treguar simptoma kaq serioze. Humbja e aktorit të madh të humorit ka tronditur komunitetin e Los Angeles.

Një mbledhje fondesh mbahet në faqen e internetit GoFundMe në mënyrë që të grumbullohen paratë që do të mbulojnë shpenzimet e varrimit të tij.


View this post on Instagram

A post shared by JOE LUNA (@joeelcholo)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura